Shpërthimi i zjarrit në Reshtan ku u përfshi një shtëpi, policia jep detaje

30.10.2021

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Rasti i shpërthimit të zjarrit, raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:20 në fshatin Reshtan të Suharekës. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në […]

Shpërthimi i zjarrit në Reshtan ku u përfshi një shtëpi, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Në raportin e Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij.

Rasti i shpërthimit të zjarrit, raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 18:20 në fshatin Reshtan të Suharekës.

Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Fatmirësisht nuk është raportuar për lëndime në njerëz, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Reshtan Suharekë – Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Njësitë relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.