Shpenzime marramendëse, Komuna e Suharekës për dy muaj shpenzon afër 9 mijë euro për dreka jozyrtare

10.05.2023

Në shpenzimet e periudhës shkurt dhe mars 2023 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka jozyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin shkurt dhe mars të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një […]

Shpenzime marramendëse, Komuna e Suharekës për dy muaj shpenzon afër 9 mijë euro për dreka jozyrtare Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës shkurt dhe mars 2023 , sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojnë edhe shpenzimet për dreka jozyrtare.

Në bazë të raportit të publikuar në uebfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin shkurt dhe mars të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një shifër marramendëse për dreka jozyrtare, e cila arrinë vlerën prej 8,836.71 euro, raporton SuharekaOnline.

Në të dhënat që ka siguruar redaksia e SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin shkurt të këtij viti, Komuna e Suharekës ka shpenzuar 1,536.68 euro për dreka jozyrtare. E shpenzime më të mëdha janë bërë nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, që arrinë vlerën 431.20 euro, e pasuar nga Administrata me 276.50 euro.

Njësia BuxhetoreDreka jozyrtare, shkurt 2023
Zyra e Kryetarit431,20 euro
Administrata160,00 euro
Zyra e Kuvendit Komunal110,00 euro
Buxheti150,00 euro
Shërbimet Publike90,00 euro
Bujqësia70,00 euro
Shërbimet Kadastrale100,00 euro
Administrata276,50 euro
Shërbimet Sociale38,98 euro
Administrata110,00 euro
TOTALI:1,536.68 euro

Shpenzimet për drekat jozyrtare në muajin mars të vitit 2023, në Komunën e Suharekës kanë shënuar një rritje të madhe të cilat arrijnë vlerën prej 7,300.03 euro. Shpenzime më të mëdha ka bërë Arsimi Parafillor i cili ka shpenzuar plot 5,430.49 euro, i pasuar nga Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ku ka shpenzuar 634,70 euro.

Njësia BuxhetoreDreka jozyrtare, mars 2023
Zyra e Kryetarit634,70 euro
Administrata160,00 euro
Zura e Kuvendit Komunal110,00 euro
Buxheti150,00 euro
Shërbimet Publike231,44 euro
Bujqësia70,00 euro
Shërbimet Kadastrale50,00 euro
Shërbimet Sociale23,40 euro
Administrata110,00 euro
Inspekcioni140,00 euro
Planifikimi, Urbanizmi, Inspekcioni140,00 euro
Shërbimet Kulturore50,00 euro
Arsimi Parafillor5,430.49 euro
TOTALI:7,300.03 euro

Gazetare, Eurolinda Zenelaj