Shpallet konkursi për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë

  • 09.02.2022
Shpallet konkursi për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 8 shkurt 2022, ka hapur konkurs pune për zv.drejtor të QKMF-Suharekë.

“Duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114 si dhe në bazë të vendimit të Kryetarit të Komunës së Suharekës nr.01-016-5333 të datës 25.01.2022 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Suharekë, Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr.03/L-212, neni 5 i Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik dhe në bazë të nenit 21 i Udhëzimit Administrativ Kujdesi Parësor Shëndetësor nr.04/2020, DSHMS në Suharekë publikon këtë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftimin e DSHMS.


Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se orari i punës 40 orë në javë dhe se koeficienti do të jetë H-6, H-850.

Po ashtu, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është me afat të pacaktuar sipas Ligjit të Punës nr.03/L-212.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë nga 09.02.2022 deri më 23.02.2022.

Detyrat kryesore të punës:
– Siguron Ligjshmërinë dhe punën profesionale në QKMF e cila duhet të udhëhiqet në pajtim me ligjet e aplikeshme në Republikën e Kosovës dhe dispozitat e Statutit të QKMF-së;
– Është përgjegjës për përkujdesjen efektive të Shëndetësisë parësore për të gjithë banorët e Komunës së Suharekës;
– Në pajtim me Politikën shëndetësore, Ligjin për Shëndetësi në Kosovë dhe Strategjinë e Kujdesit parësor shëndetësor i propozon Drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë planin e punës dhe buxhetin e QKMF-së për vitin vijues;
– Kujdeset për zbatimin e planit të burimeve njerëzore;
– Kujdeset për udhëheqjen e përditshme të procesit të punës;
– Kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të personelit të QKMF-së;
– Kontribuon në zhvillimin e sistemit të informimit shëndetësor të QKMF-së;
– Ushtron të drejta dhe autorizime dhe mban përgjegjësi të tjera në përputhje me dispozitat ligjore dhe aktet tjera që kanë të bëjnë me implementimin e Mjekësisë Familjare;
– Kryen edhe punë të cilat i cakton drejtori i QKMF-së dhe në mungesë të drejtorit ka të gjitha autorizimet e drejtorit të QKMF-së;
– Ka për obligim bashkëpunimin e ngushtë me zyrën e personelit dhe stafin udhëheqës në kuadër sektorit të Administratës së QKMF-së;
– Merr pjesë në realizimin maksimal të shpenzimeve të buxhetit në shëndetësinë primare, duke u bazuar në prioritete dhe nevoja;
– Bashkëpunon në koordinim dhe udhëheqjen me ekipin për punë nga shefat e sektoreve, njësive dhe për përgjegësitë e shërbimeve dhe përkrahë punën ekipore;
– Kryen edhe punë tjera sipas urdhëresës së drejtorit të QKMF-së, para të cilit është përgjegjës. Në mungesë të drejtorit të QKMF-së, merr të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë në lidhje me mbarëvajtjen e punës në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë