SHMT “Skënder Luarasi”: Viti i dytë që mësimi nuk fillon më 1 shtator, kujdesuni për veten dhe të tjerët, mos t’i ndajmë nxënësit nga shkolla

01.09.2021

Në kushte e situatë normale, sot me datën 1 shtator ishte dashur të nisë viti i ri shkollor 2021/22 në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës. Por, një gjë të tillë për herë të dytë është duke e ndaluar pandemia COVID-19, ku si pasojë e rritjes së numrit të rasteve është shtyrë data e […]

SHMT “Skënder Luarasi”: Viti i dytë që mësimi nuk fillon më 1 shtator, kujdesuni për veten dhe të tjerët, mos t’i ndajmë nxënësit nga shkolla Foto: Ilustrim

Në kushte e situatë normale, sot me datën 1 shtator ishte dashur të nisë viti i ri shkollor 2021/22 në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.

Por, një gjë të tillë për herë të dytë është duke e ndaluar pandemia COVID-19, ku si pasojë e rritjes së numrit të rasteve është shtyrë data e fillimit të procesit mësimor deri më 13 shtator.

Viti i dytë që nxënësit janë në pritje të dëshpëruar, e gjithë kjo shkaku gjendjes së vështirë që po zotëron në vendin tonë.

Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjithmonë muaji shtator fillonte me shumë gëzim, dashuri, zhurmë adoleshentësh, me stacione plot, me shumë zhurmë në koridoret e shkollave, duke shtuar se ky fillim shtatori na mungon të gjithëve.

“Është viti i dytë që mësimi nuk fillon më 1 shtator, është viti i dytë që nxënësit janë në pritje të dëshpruar. E gjithë kjo shkaku gjendjes së vështirë që po zotëron në vendin tonë”, ka shkruar SHMT “Skënder Luarasi” në Facebook.

Kjo shkollë ka kërkuar nga të gjithë që të kujdesen për veten dhe të tjetër, në mënyrë që të mos t’i ndajnë nxënësit nga shkolla.

Postimi i plotë:

Gjithmonë shtatori fillonte me shumë gëzim, dashuri, zhurmë adoleshentësh, me stacione plot, me shumë zhurmë në koridoret e shkollave. Ky fillim shtatori na mungon të gjithëve.

Është viti i dytë që mësimi nuk fillon më 1 shtator, është viti i dytë që nxënësit janë në pritje të dëshpruar. E gjithë kjo shkaku gjendjes së vështirë që po zotëron në vendin tonë.

Nxënësit duan ta vazhdojnë mësimin në shkollë, nxënësit duan të shoqërohen, të eksplorojnë, të rriten….

Kujdesuni për veten dhe të tjerët, mos t’i ndajmë nxënësit nga shkolla, mos t’i ndajmë nga e ardhmja e tyre.