SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë bëhet me automjet transportues për nxënës – donacion nga KFOR-i

27.09.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale (SHMP) “Abdyl Ramaj” në Shirokë. Ai ka theksuar se gjatë ditës së somte, përnes një ceremonie zyrtare në prezencë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze dhe përfaqesuesve të KFOR-it Hungarez u është […]

SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë bëhet me automjet transportues për nxënës – donacion nga KFOR-i Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale (SHMP) “Abdyl Ramaj” në Shirokë.

Ai ka theksuar se gjatë ditës së somte, përnes një ceremonie zyrtare në prezencë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze dhe përfaqesuesve të KFOR-it Hungarez u është dorëzuar një automjet transportues për nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë.

Muharremaj ka shtuar se duke u mbështetur në arsyeshmërinë e kërkesës së bërë nga shkolla, për të siguruar një mjet transportues për bartjen e nxënësve në përcjelljen e mësimit praktik në bizneset lokale, donatorët uruan që nxënësit ta gëzojnë këtë mundësi të ofruar nga KFOR-i hungarez.

Njoftimi i plotë:

Sot në Prishtinë, në një ceremoni zyrtare në prezencë të Ambasadorit të Hungarisë në Kosovë, Dr. József Bencze dhe përfaqesuesve të KFOR-it Hungarez na u dorëzua si donacion, një automjet transportues për nxënës të Shkollës së Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë.

Duke u mbështetur në arsyeshmërinë e kërkesës së bërë nga shkolla, për të siguruar një mjet transportues për bartjen e nxënësve në përcjelljen e mësimit praktik në bizneset lokale, donatorët uruan që nxënësit ta gëzojnë këtë mundësi të ofruar nga KFOR-i hungarez.

Faleminderit për mbështetjen!