Shkelet për vdekje 82 vjeçari në hyrje të autostradës në Suharekë

27.12.2021

21:00 Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident. Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas raportimeve tjera do të njoftoheni për detajet, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisës […]

Shkelet për vdekje 82 vjeçari në hyrje të autostradës në Suharekë Foto: Ilustrim

21:00 Rreth orës 20:00 në autostradë afër Suharekës, është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet.
Sipas informatave fillestare dyshohet se një automjet dhe një person këmbësor janë përfshirë në këtë aksident.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas raportimeve tjera do të njoftoheni për detajet, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisës së Kosovës Daut Hoxha.

Burime të SuharekaOnline bëjnë të ditur se viktima është i moshës 82 vjeçare I.J. (emër i njohur për redaksinë) dhe është nga fshati Sopijë i Suharekës.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe të urgjencës.

Deri më tani nuk bëhet e ditur për ndonjë të arrestuar.