Shirokë: Pas një mosmarrëveshje, pesë të dyshuar e sulmojnë një person me gurë

10.08.2021

Në orët e hershme të së martës në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast i lëndimit të lehtë trupor. Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar duke e goditur me […]

Shirokë: Pas një mosmarrëveshje, pesë të dyshuar e sulmojnë një person me gurë Foto: Ilustrim

Në orët e hershme të së martës në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar për një rast i lëndimit të lehtë trupor.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, pas një mosmarrëveshje pesë të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar duke e goditur me gurë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës, rreth orës 1:30.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.