Shënon rënie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë

26.08.2022

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 549 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 111 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistrua një […]

Shënon rënie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Në vendin tonë po vazhdon rënia e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 549 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total 111 raste aktive me COVID-19, ku dje u regjistrua një rast i ri me këtë virus në komunën tonë, kurse janë shëruar 30 qytetarë.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 203 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 780 qytetarë.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë 40, Prizren 17, Pejë 16, Skenderaj 14, Fushë Kosovë 14, Lipjan 12, Gjakovë 12, Gjilan 12, Deçan 8, Podujevë 7, Obiliq 6, Mitrovicë 6, Malishevë 6, Rahovec 6, Gllogoc 6, Shtime 4, Vushtrri 4, Klinë 3, Istog 3, Junik 2, Ferizaj 2, Viti 1, Suharekë 1, Kamenicë 1.

Të shëruarit nga coronavirusi janë nga këto vende: Prishtinë 125, Prizren 77, Klinë 66, Skenderaj 58, Pejë 56, Gjilan 47, Lipjan 42, Fushë Kosovë 38, Gjakovë 35, Suharekë 30, Podujevë 25, Obiliq 25, Gllogoc 23, Deçan 22, Istog 18, Mitrovicë 14, Malishevë 14, Kamenicë 12, Ferizaj 11, Viti 10, Dragash 9, Shtime 7, Vushtrri 6, Novobërdë 3, Junik 3, Kaçanik 2, Kllokot 1, Leposaviq 1.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 264,969.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 49 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.410 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.463 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.953 doza të treta dhe 1,690 doza të katërta të vaksinës anti-COVID.