Shënon rënie numri i pensionistëve kontribut-dhënës në Suharekë

27.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga e ndihmës sociale, skema e pensioneve kontributpaguese të moshës. Në bazë të të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin nëntor 2022, nga skema e pensioneve […]

Shënon rënie numri i pensionistëve kontribut-dhënës në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nëntor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga e ndihmës sociale, skema e pensioneve kontributpaguese të moshës.

Në bazë të të dhënave të ASK-së bëhet e ditur se në muajin nëntor 2022, nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 48 240 përfitues.

Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës figuron se në muajin nëntor 2022, në Komunën e Suharekës nga kjo skemë kanë përfituar 1.244 persona.

Duke krahasuar këtë numër me atë të dy muajve të kaluar bëhet e ditur se numri i personave në Komunën e Suharekës që kanë përfituar nga kjo skemë ka shënuar rënie.

Në muajin tetor të këtij viti sipas ASK-së bëhet e ditur se nga kjo skenë kanë përfituar 1.248 persona, ndërsa, në muajin shtator kanë përfituar 1.254 persona.

Numër më i vogël i përfituesve nga kjo skemë në Komunën e Suharekës është shënuar në gusht, ku janë regjistruar gjithsej 1.189 persona, ndërsa numër më i madh i përfituesve është regjistruar në muajin korrik, ku sipas ASK-së figuron se kanë përfituar 1.285 persona.

MuajiNr. i pensionistëve kontribut-dhënës
Janar, 20221.253
Shkut, 20221.254
Mars, 20221.257
Prill, 20221.264
Maj, 20221.275
Qershor, 20221.281
Korrik, 20221.285
Gusht, 20221.189
Shtator, 20221.254
Tetor, 20221.248
Nëntor, 20221.244