Shënon rënie numri i familjeve që marrin asistencë sociale në Suharekë

25.04.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023 Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21.948 familje […]

Shënon rënie numri i familjeve që marrin asistencë sociale në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin mars 2023

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, raporton SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë muajit mars 2023: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21.948 familje me gjithsej 86 945 anëtarë.

Në bazë të të dhënave të ASK-së rezulton se në Komunën e Suharekës gjatë muajit shkurt 2023 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 431 familje me gjithsej 1.886 anëtar.

Krahasuar me dy muajt e parë të këtij viti, numri i familjeve që përfitojnë nga asistenca sociale në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie.

Muaji/VitiNumri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës socialeNumri i anëtarëve të familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale
Janar/ 20234341.915
Shkurt/ 20234421.931
Mars/20234311.886