ShBA-ja heq nga “Lista e Zezë” ish-pjesëtarin e UÇK-së nga Suhareka

12.04.2022

Përveç emrave nga Ballkani, të cilët ishin shtuar si pjesë e listës së zezë, SHBA, vendosi edhe të heq disa prej tyre që figuronin më parë. Njëri ndër ta del të jetë edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Gashi nga Suhareka, i cili lajmin për largim nga kjo listë, e mirëpriti, madje duke bërë edhe një […]

ShBA-ja heq nga “Lista e Zezë” ish-pjesëtarin e UÇK-së nga Suhareka Foto: Ilustrim

Përveç emrave nga Ballkani, të cilët ishin shtuar si pjesë e listës së zezë, SHBA, vendosi edhe të heq disa prej tyre që figuronin më parë.

Njëri ndër ta del të jetë edhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Gashi nga Suhareka, i cili lajmin për largim nga kjo listë, e mirëpriti, madje duke bërë edhe një reagim në llogarinë e tij në Facebook.

”Drejtësia vonon, por nuk harronSapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George W. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni, të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, shkruan ai.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Thesarit ka ka larguar nga lista e të sanksionuarve edhe katër persona tjerë shqiptarë. Përpos Sabit Gashit, bëhet fjalë edhe për Haradin Balën, Jonuz Musliun, Sait Rushitin dhe Xhemajl Hyseni. Ata janë shqiptarë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës.