Shala: Me 7 shtator 1990 në Kaçanik u artikulua qartë vullneti për lirinë, duke miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës

07.09.2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Suharekë, Ardian Shala në 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se më 7 shtator 1990 u artikulua qartë vullneti i pathyeshëm për lirinë. Shala përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se vullneti për lirinë, duke e miratuar Kushtetutën e Republikës së […]

Shala: Me 7 shtator 1990 në Kaçanik u artikulua qartë vullneti për lirinë, duke miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Suharekë, Ardian Shala në 32 vjetorin e Kushtetutës së Kaçanikut, ka thënë se më 7 shtator 1990 u artikulua qartë vullneti i pathyeshëm për lirinë.

Shala përmes një postimi në Facebook, ka thënë po ashtu se vullneti për lirinë, duke e miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës u vunë edhe themelet e shtetësisë së shtetit tonë të ri.

“Me 7 shtator 1990 në Kaçanik u artikulua qartë vullneti i pathyeshëm për lirinë, duke e miratuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke i vënë themelet e shtetësisë së shtetit tonë të ri”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka theksuar se ka respekt e mirënjohje për kuvendarët që sakrifikuan çdo gjë për themelet e Republikës së Kosovës.

“Urime 7 shtatori, respekt dhe mirënjohje për kuvendarët që sakrifikuan çdo gjë për themelet e Republikës së Kosovës!”, shkruan Shala.