Shala falënderon diasporën, thotë se janë në pritje të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

24.10.2021

Kandidati për kryetar nga radhët e AAK’së, Bali Muharremaj me votat e diasporës renditet i dyti. Ai ka siguruar 307 vota nga diaspora. Ndërsa, Ardian Shala i cili me votat e rregullta renditet i dyti ka arritur të sigurojë 711 vota nga diaspora. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka marr 147 vota dhe kandidati […]

Shala falënderon diasporën, thotë se janë në pritje të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta Foto: Ilustrim

Kandidati për kryetar nga radhët e AAK’së, Bali Muharremaj me votat e diasporës renditet i dyti. Ai ka siguruar 307 vota nga diaspora.

Ndërsa, Ardian Shala i cili me votat e rregullta renditet i dyti ka arritur të sigurojë 711 vota nga diaspora. Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka marr 147 vota dhe kandidati i PDK-së, Murtez Zekolli 61 vota.

Ndërsa, pas përfundimit të numërimit të këtyre votave, Ardian Shala përmes një postimi në Facebook ka falënderuar diasporën për kontributin e tyre në këtë proces zgjedhor, duke theksuar se diaspora nëpërmjet votës i ka dhënë mbështetje të fuqishme LDK-së në komunën tonë.

Po ashtu, ai ka shtuar se janë në pritje të votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta dhe se presin më të mirën nga qytetarët, për Suharekën, për të gjithë.