Sëmundjet e sistemit nervor, nga 37 komuna Suhareka e treta për nga numri i të vdekurve

24.12.2020

Gjatë vitit 2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 379 qytetar nga sëmundje të ndryshme. Agjensioni i Statistikave në Kosovë ka renditur 10 lloje të sëmundjeve prej të cilave kanë vdekur qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2019. Në mesin e 10 llojeve të sëmundjeve që kanë qenë shkaktar i vdekjeve të qytetarëve janë edhe sëmundjet […]

Sëmundjet e sistemit nervor, nga 37 komuna Suhareka e treta për nga numri i të vdekurve Foto: Herolind Bytyçi - Hallka

Gjatë vitit 2019 në Komunën e Suharekës kanë vdekur 379 qytetar nga sëmundje të ndryshme.

Agjensioni i Statistikave në Kosovë ka renditur 10 lloje të sëmundjeve prej të cilave kanë vdekur qytetarët e Kosovës gjatë vitit 2019.

Në mesin e 10 llojeve të sëmundjeve që kanë qenë shkaktar i vdekjeve të qytetarëve janë edhe sëmundjet e sistemit nervor, ku sipas ASK-së nga ky lloj i sëmundjeve në Komunën e Suharekës kanë vdekur 7 persona, duke e renditur Suharekën në vendin e tretë nga 37 komuna.

Renditje të njejtë si Suhareka për nga numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje qëndron edhe Gjakova (7 të vdekur).

Ndërsa, para Suharekës e Gjakovës renditen vetëm dy komuna ,ajo e Prishtinës e cila ka regjistruar 25 persona të vdekur nga sëmundjet nervore dhe Mitrovica e cila gjithsej i ka 11 persona të vdekur.