Samadrexha bëhet me çerdhe të fëmijëve

30.07.2019

Samadrexha do ta ketë Çerdhen e Fëmijëve me kushte moderne, këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ku në bazë të dosjes së tenderit vlera e parashikuar e investimit për fazën e I-rë është 35,000.00 euro ” Samadrexha do ta ketë çerdhen e fëmijëve me kushte moderne”, shtoi Muharremaj. Sot, kryetari Muharremaj […]

Samadrexha bëhet me çerdhe të fëmijëve Foto: Ilustrim

Samadrexha do ta ketë Çerdhen e Fëmijëve me kushte moderne, këtë e bëri të ditur kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ku në bazë të dosjes së tenderit vlera e parashikuar e investimit për fazën e I-rë është 35,000.00 euro

” Samadrexha do ta ketë çerdhen e fëmijëve me kushte moderne”, shtoi Muharremaj.

Sot, kryetari Muharremaj vizitoj vendin ku filluan punimet, dhe gjithashtu u shpreh se punimet do të perfundojnë brenda afatit të caktuar të kontratës.

” Ne sot e vizituam vendin ku filluan punimet dhe brenda afatit të kontratës, besojmë se do ta përurojmë “.

“Zhvillimi ekonomik do ta prek secilin segment, dhe ne jemi të gatshëm të punojmë”, tha ai.

Në fushatën zgjedhore të vitit 2017 për të parin e Komunës së Suharekës kryetari aktual, Bali Muharremaj në fushën e arsimit kishte premtuar se brenda mandatit katër vjeçar në fushën e arsimit ndër tjerash do të ndërtojë së paku dy çerdhe të reja për fëmijë.

Madje ai kishte premtuar se brenda vitit të parë do të bëjë hapjen e dy çerdheve në fshatra. “Dy çerdhe në qytet dy çerdhe në fshatra. Në vitin e parë do të bëhen dy çerdhe në fshatra”, kishte dhënë premtimin kryetari i Suharekës.

Në muajin tetor të vitit të kaluar Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj kishte bërë hapjen e një çerdhe në fshatin Mushtisht.

Ndërsa në nëntor të vitit 2018 në fshatin Duhël është hapur çerdhja e re. Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, kishte deklaruar se hapja e kësaj çerdheje ka qenë premtim i mandatit të tij të dytë.

“Premtimin e dhënë e bëra realitet. Kjo është çerdhja e dytë e mandatit tim. Të ngjashme do të hapim edhe në vende tjera. Ky institucion parashkollor do t’u shërbejë jo vetëm fëmijëve të Duhlës por edhe të fshatrave tjerë si Bllacë, Javor, Luzhnicë dhe Dragaçinë”, tha Muharremaj.