Sallagrazhdë, shkaktohen disa dëme si shkak i reshjeve të shiut dhe erërave të forta

17.09.2022

Që nga orët e para të së shtunës kishin filluar reshjet e shiut thuajse në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës. Reshjet e shiut nuk ndaleshin, por edhe më rrezik u bë kur filluan erërat e forta, gjë që në disa komuna ka shkaktuar edhe dëme të mëdha. Fatmirësisht në Komunën […]

Sallagrazhdë, shkaktohen disa dëme si shkak i reshjeve të shiut dhe erërave të forta Foto: Ilustrim

Që nga orët e para të së shtunës kishin filluar reshjet e shiut thuajse në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe Komunën e Suharekës.

Reshjet e shiut nuk ndaleshin, por edhe më rrezik u bë kur filluan erërat e forta, gjë që në disa komuna ka shkaktuar edhe dëme të mëdha.

Fatmirësisht në Komunën e Suharekës nuk u deklaruan shumë dëme të konsiderueshme nga reshjet e shiut dhe erërave, marrë parasysh që viteve të kaluara kishte goxha dëme si shkak i vërshimeve.

SuharekaOnline mëson se si pasojë e reshjeve të shiut disa dëme janë shkaktuar në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.

Në këtë fshat është demoluar një shtallë, ku pronari kishte lënë ushqimin për kafshët e mjete bujqësore, si pasojë i është hequr kulmi i saj.

Po ashtu, në të njëjtin fshat është çarë një lis në një oborr, lis ky shumë afër rrugës.

Ndërsa, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë rast tjetër si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.