Salih Zyba uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

27.09.2021

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba, me këtë rast ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. Zyba ka thënë se sot shumë nxënës për herë të parë u ulën në bankat shkollore për të filluar rrugëtimin më të rëndësishëm, atë të dijes, […]

Salih Zyba uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor Foto: Ilustrim

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Salih Zyba, me këtë rast ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Zyba ka thënë se sot shumë nxënës për herë të parë u ulën në bankat shkollore për të filluar rrugëtimin më të rëndësishëm, atë të dijes, e shumë të tjerë e vazhduan aty ku e përmbyllën vitin e kaluar.

Po ashtu, Zyba ka thënë se edhe ky vit shkollor po fillon me rrethana jo të zakonshme për shkak të pandemisë COVID-19, por së bashku duhet të kujdesemi që të respektohen udhëzimet dhe masat e institucioneve.