Sa çifte në Suharekë u kurorëzuan më 02.02.2022

03.02.2022

02/02/2022 u konsiderua datë e veçantë për t’u martuar. Për ta vulosur dashurinë e tyre në një datë të rrallë si kjo në Kosovë vetëm dje u martuan mbi 300 çifte. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se dje kanë bërë kurorëzim gjithsej 328 çifte. Në Komunën e Suharekës dje kanë bërë kurorëzim […]

Sa çifte në Suharekë u kurorëzuan më 02.02.2022 Foto: Ilustrim

02/02/2022 u konsiderua datë e veçantë për t’u martuar. Për ta vulosur dashurinë e tyre në një datë të rrallë si kjo në Kosovë vetëm dje u martuan mbi 300 çifte.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB), ka treguar se dje kanë bërë kurorëzim gjithsej 328 çifte.

Në Komunën e Suharekës dje kanë bërë kurorëzim gjithsej 10 çifte.

Në Vushtrri 27, Prizren 25, Mitrovicë 21, në Ferizaj, Rahovec dhe Pejë  u kurorëzuan nga 19 çifte.  Dje më 02.02.2022 në Gjakovë, Gjilan dhe Lipjan u martuan nga 18 çifte.

Tutje në bazë të dhënave që ka siguruar rtv21.tv nga MPB, në Gllogoc dje janë martuar 14 çfite, Malishevë 12, Podujevë 12, Skënderaj 11, Suharekë 10, Klinë 9, Kaçanik 8, Deçan 7, Shtime 7, Viti 5, Istog 5, Kamenicë 4, Fushë Kosovë 4, Dragash 2, Mamushë 2 dhe Obiliq 2. Nga një çift u martua në Novoberdë dhe Graçanicë.

Këto data të veçanta padyshim se rezervohen për tu veçuar gjithmonë pse jo edhe martesa.

Kur jemi te kjo e fundit, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka treguar se në këto data vërehet numër më i madh i aplikimeve për t’u martuar.

Gjatë muajit janar janë regjistruar mbi 1 mijë kurorëzime.