Rruga Atlantiku në Shirokë nën mëshirën e fatit!
- 10.12.2018
- 0 komente
Një lexues i rregullt i portalit tonë ka dërguar disa fotografi lidhur me infrastrukturën rrugore të Rrugës Atlantiku në Shirokë, apo ndryshe e njohur si rruga e Famisit.

Sipas qytetarit në fjalë rruga është jashtë çdo standarti të mundshëm dhe është tejet e vështirë kalimi nëpër këtë rrugë. Sipas informatave të deritanishme nga qytetari në fjalë, gjithmonë sipas njohurive të tij kjo rrugë asnjëherë nuk është inspektuar nga organet kompetente edhe pse lidh mbi 10 shtëpi me pjesën e rrugës kryesore.
Kushtet jo të favorshme të rrugës kanë bërë që qytetarët që banojnë në atë pjesë të kenë vështirësi në shfrytëzimin e kësaj rruge sidomos gjatë ditëve kur ka reshje si të shiut ashtu edhe të borës.
KOMENTE0
Leave a Reply