Rritet numri i pensionistëve në Suharekë, të cilët marrin pension bazik të moshës

29.11.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës. Çfarë është pensioni bazik i moshës? Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët […]

Rritet numri i pensionistëve në Suharekë, të cilët  marrin pension bazik të moshës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e pensioneve bazë të moshës.

Çfarë është pensioni bazik i moshës?

Pensioni bazik i moshës – pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën 65 vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën 65 vjeçare. Shuma mujore e këtij pensioni është 90 Euro (€).

Sipas të dhënave të ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se gjatë muajit tetor të këtij viti në Komunën e Suharekës përfitues nga skema e pensioneve bazike kanë qenë 4.554 persona.

Duke krahasuar këtë numër me atë të dy muajve paraprakë (gusht-shtator) vërehet se numri është rritur.

Sipas statstikeve të ASK-së në muajin gusht të këtij viti janë regjistruar 4.174 persona që kanë përfituar nga skema e pensioneve bazike, ndërsa në shtator përsëri ky numër ka shënuar rritje ku janë regjistruar 4.493 persona.