Rrahje masive në Sopijë, policia thotë se u përfshinë një numër i madh i personave

15.01.2021

Një rrahje masive raportohet të ketë ndodhur të premtën rreth orës 16:28 në fshatin Sopijë të Suharekës, nga e cila tre persona kanë marr lëndime trupore. Rasti është konfirmuar për SuharekaOnline edhe nga zyra për media e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit. Gjithashtu bëhet e ditur se Policia e Kosovës është në kërkim […]

Rrahje masive në Sopijë, policia thotë se u përfshinë një numër i madh i personave Foto: Ilustrim

Një rrahje masive raportohet të ketë ndodhur të premtën rreth orës 16:28 në fshatin Sopijë të Suharekës, nga e cila tre persona kanë marr lëndime trupore.

Rasti është konfirmuar për SuharekaOnline edhe nga zyra për media e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Policia e Kosovës është në kërkim të personave të përfshirë në rrahje dhe deri më tani janë intervistuar dy persona.

Në përgjigjen e zyrës për media për SuharekaOnline bëhet e ditur se të premtën rreth orës 16:28, policia ka pranuar një informacion për një përleshje me mjete të forta në një hekurishte në Sopijë të Suharekës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet në lidhje me incidentin e përleshjes ku si pasojë fillimisht tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë, ndërsa aktualisht dy persona të dyshimtë janë duke u intervistuar në stacionin policor në Suharekë.

Policia në zhvillimin e hetimeve ka informacion se në këtë përleshje është një numër më i madh i pjesmarrësve dhe janë duke kërkuar të dyshimtit tjerë“, thuhet në përgjigjen e zyrës për media.