Rrahen një person në Suharekë, me vendim të prokurorit lirohen të dyshuarit

02.12.2022

Kosova shpeshherë tronditet nga rastet e ndryshme të dhunës, vrasjeve, kërcënimeve, sulmeve fizike të cilat raportohen në Policinë e Kosovës. Gjatë ditës së mërkurë rreth orës 11:35 në Suharekë është sulmuar fizikisht një person i gjinisë mashkullore, raporton SuharekaOnline. Sipas deklaratës së viktimës në polici thuhet se i dyshuari është sulmuar fizikisht nga një grup […]

Rrahen një person në Suharekë, me vendim të prokurorit lirohen të dyshuarit Foto: Ilustrim

Kosova shpeshherë tronditet nga rastet e ndryshme të dhunës, vrasjeve, kërcënimeve, sulmeve fizike të cilat raportohen në Policinë e Kosovës.

Gjatë ditës së mërkurë rreth orës 11:35 në Suharekë është sulmuar fizikisht një person i gjinisë mashkullore, raporton SuharekaOnline.

Sipas deklaratës së viktimës në polici thuhet se i dyshuari është sulmuar fizikisht nga një grup personash të panjohur për të.

SuharekaOnline mëson se viktimës si pasojë e sulmit fizik i është ofruar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës në Suharekë ka njoftuar se personat e dyshuar për sulmin fizik ndaj viktimës janë identifikuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë liruar dhe se rasti shkon në procedurë të rregullt.