Reshjet e vazhdueshme të shiut, Shabani: Siuata në Komunën e Suharekës është stabile

20.11.2022

Situata me reshjet e shiut në zonën e Dukagjinit është përkeqësuar, pasi që vërshimet tashmë kanë përfshirë disa qytete në këtë pjesë. Në Komunën e Suharekës poashtu, ka reshje të vazhdueshme të shiut të cilat ishin parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. SuharekaOnline gjatë ditës së sotme, ka biseduar me Drejtorin e Drejtorisë së Sërbimeve […]

Reshjet e vazhdueshme të shiut, Shabani: Siuata në Komunën e Suharekës është stabile Foto: Ilustrim

Situata me reshjet e shiut në zonën e Dukagjinit është përkeqësuar, pasi që vërshimet tashmë kanë përfshirë disa qytete në këtë pjesë.

Në Komunën e Suharekës poashtu, ka reshje të vazhdueshme të shiut të cilat ishin parashikuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

SuharekaOnline gjatë ditës së sotme, ka biseduar me Drejtorin e Drejtorisë së Sërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani, i cili ka thënë se sa i përketë reshjeve të vazhdueshme të shiut, situata është e qetë dhe stabile në komunën tonë.

Shabani ka treguar se gjatë ditës së sotme ka qenë në terren ku edhe ka përcjellë nga afër situatën dhe në bashkëpunim me zjarrëfikësat dhe policinë e Komunës së Suharekës ai ka thënë se janë të gatshëm t’iu dalin në ndihmë qytetarëve të komunës.

Rikujtojmë se në disa komuna të tjera të Kosovës si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut situata është përkeqësuar.