Reshjet e shiut, disa rrugë të fshatit Peqan përmbyten nga uji – Banorët kërkojnë intervenim nga komuna
- 15.12.2022

Gjatë ditës së mërkurë reshjet e shiut kanë qenë të vazhdueshme deri në orët e vona të natës.
Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut, disa nga rrugët e fshatit Peqan në Suharekë pothuajse janë mbushur me ujë dhe janë vështirë të kalueshme, raporton SuharekaOnline.

Në bazë të një video e cila është publikuar nga banorët e këtij fshati, shihen sasi e madhe e ujit në rrugët e fshatit.

Poashtu, banorët kërkojnë nga komuna dhe drejtoria kompetente që të intervenohet në disa vende ku ka nevojë.
