Reshjet e borës, Muharremaj: Shumica e rrugëve të komunës së Suharekës janë të kalueshme
- 11.01.2022
- 0 komente
Reshjet e borës që kanë filluar nga dita e djeshme, në disa vende të Kosovës është vështirësuar qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve.

Sipas institucioneve të vendit, kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve
Për sa i përket gjendjes së rrugëve në Komunën e Suharekës, lidhur me këtë ka folur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.
Kryetari Muharremaj ka thënê se shumica e rrugëve të komunës tonë janë të kalueshme.
Ai theksoi se mund të jetë ndonjë pjesë e vogël e këtyre rrugëve e cila është e papastruar por qarkullimi i mjeteve transportuese mund të zhvillohet pa ndonjë vështirësi të theksuar.
“Është e vërtetë që përfshinë një territor mjaft të madh, është Javori, Luzhnica, e kemi Papazin, e kemi Maqitevën”, tha ai për KlanKosova.
“Sipas informacioneve që i mora në mëngjes edhe prej kompanisë që pastron rrugët edhe prej kompanisë që e ka bërë bartjen e nxënësve derisa vijnë autobusët mundet me qenë ndonjë pjesë e pakalueshmë, por shumica e rrugëve që lidhin fshatrat janë të kalueshme, domethënë pa i përfshirë rrugët e lagjeve sepse ne nuk mund të depërtojmë dhe banorët duhet të bëhen bashkë dhe të i pastrojnë sadopak”.
Leave a Reply