Reshjet e borës, Enver Shabani tregon gjendjen e rrugëve

26.01.2021

Në orët e pasditës të së hënës në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm, fillimisht me reshje shiu ku në orët e vona janë shoqëruar edhe me reshje bore të cilat vazhojnë edhe gjatë ditës së sotme. I kontaktuar nga SuharekaOnline, Drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani, ka […]

Reshjet e borës, Enver Shabani tregon gjendjen e rrugëve Foto: Ilustrim

Në orët e pasditës të së hënës në vendin tonë temperaturat kanë pësuar rënie me ç’rast ka mbajtur mot i ndryshueshëm, fillimisht me reshje shiu ku në orët e vona janë shoqëruar edhe me reshje bore të cilat vazhojnë edhe gjatë ditës së sotme.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, Drejtori i Shërbimeve Publike, Enver Shabani, ka bërë të ditur se edhe pse reshjet janë duke vazhduar të gjitha rrugët në Komunën e Suharekës janë të kalueshme, duke e përjashtuar rrugën e cila lidhë fshatrat Nëpërbisht-Tërrnje.

Shabani ka thënë se si pasojë e ngritjes së nivelit të ujërave rruga Nëpërbisht-Tërrnje momentalisht është e pakalueshme, megjithatë ekipet e kontraktuara janë në terren dhe janë duke intervenuar sipas nevojës.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje dimërore kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe me të filluar reshjet janë në angazhim maksimal që të evitojnë bllokimin e rrugëve dhe kështu të gjitha rrugët janë të kalueshme” tha drejtori Enver Shabani në një prononcim për SuharekaOnline.

Enver Shabani më tutje tregoi se Drejtoria e Shërbimeve Publike vazhdimisht është në terren dhe se do tu përgjigjet kërkesave të qytetarëve.