Reshjet e vazhdueshme të shiut, kjo është gjendja e rrugëve në Suharekë

19.01.2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se këto ditë si shkak i reshjeve të vazhdueshme atmosferike të shiut, disa vende do të përmbyten nga vërshimet. Reshjet e shiut janë të vazhdueshme edhe në Komunën e Suharekës, e cila ka një pozitë gjeografike që rrezikon të përmbytet nga vërshimet. Ekipi i redaksisë së SuharekaOnline gjatë ditës […]

Reshjet e vazhdueshme të shiut, kjo është gjendja e rrugëve në Suharekë Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se këto ditë si shkak i reshjeve të vazhdueshme atmosferike të shiut, disa vende do të përmbyten nga vërshimet.

Reshjet e shiut janë të vazhdueshme edhe në Komunën e Suharekës, e cila ka një pozitë gjeografike që rrezikon të përmbytet nga vërshimet.

Ekipi i redaksisë së SuharekaOnline gjatë ditës së enjte është duke përcjellur gjendjen e rrugëve në qytetin e Suharekës, ku deri më tani gjendja e rrugëve është e mirë dhe se nuk ka vëshirësi të kalohet me veturë, por ecja në këmbë në disa rrugë të qytetit është vështirësuar pasi që është akomuluar sasi e ujit të reshjeve.

Më poshtë janë paraqitur disa nga fotografitë të cilat janë realizuar nga ekipi i SuharekaOnline, të datës 19.01.2023.

Rikujtojmë se Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një emision ka thënë se me infrastrukturën që ka Suhareka, nuk rrezikohet që të përmbytet nga vërshimet.

Poashtu, Muharremaj tha se vërshime mund të ketë në çdo vend mirëpo Komuna e Suharekës është e përgatitur, duke shtuar se në dy vitet e fundit Suhareka nuk është vërshuar dhe nuk ka pasur probleme në këtë drejtim.