Regjistrohu dhe fito bursë në SHMT “Skënder Luarasi”

29.06.2021

Pas përfundimit të vitit shkollor 2020/21 dhe Testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta, tashmë fillon një hap tjetër në jetën e tyre. Tashmë nxënësit mund të regjistrohen në shkollat e mesme në klasat e 10-ta në drejtimet që ata dëshirojnë apo kanë prirje. Regjistrohu dhe FITO BURSË në shkollën e mesme teknike […]

Regjistrohu dhe fito bursë në SHMT “Skënder Luarasi” Foto: Ilustrim

Pas përfundimit të vitit shkollor 2020/21 dhe Testit të Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta, tashmë fillon një hap tjetër në jetën e tyre.

Tashmë nxënësit mund të regjistrohen në shkollat e mesme në klasat e 10-ta në drejtimet që ata dëshirojnë apo kanë prirje.

Regjistrohu dhe FITO BURSË në shkollën e mesme teknike “Skënder Luarasi”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me projektin LuxDev, ka marrë vendim për ndarje të bursave, për tre vjet shkollimi për regjistrimin e nxënësve në drejtimet deficitare dhe regjistrimin e vajzave në drejtimet teknike.

Vlera e bursës është 500 Euro për vit shkollor.