Rastet e reja pozitive në Kosovë po rriten, por Suhareka mbetet e paprekur nga COVID-19

Tash e sa ditë Ministria e Shëndetësisë së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përmes raporteve ditore të rasteve pozitive me COVID-19, kanë bërë të ditur se këto raste kanë filluar të shënojnë rritje.

Rastet e reja pozitive në Kosovë po rriten, por Suhareka mbetet e paprekur nga COVID-19

Lidhur me këtë, para disa dite ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, pasi që edhe së shpejti do të fillojë dhënia e dozës së katërt të kësaj vaksine.

Nga 50 raste aktive që ishin para disa jave, ky numër është rritur në 270 raste aktive, gjë që ka bërë që të dalin me apele e thirrje institucionet shëndetësore për kujdes të shtuar e për vaksinim.


Ndonëse rastet e reja me COVID-19 po rriten, Komuna e Suharekës tash e disa javë është duke mbetur e paprekur nga ky virus.

Para disa jave ishte shëruar edhe i infektuari i fundit nga COVID-19 në komunën tonë, e që fatmirësisht nga ajo kohë nuk është regjistruar asnjë rast pozitiv nga ky virus.

Për raste aktive prin Komuna e Prishtinës me 105 raste aktive, pasuar nga Ferizaj me 27, Gjakova me 19, Gjilani 18 e Prizreni me 15 të tilla.

Ndryshe, sa i përket vaksinimit kundër COVID-19, në Suharekë që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri tani janë dhënë 65 mijë e 385 doza të vaksinës anti-COVID.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë nga 200 testime 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë