Raportohet për zjarr në Savrovë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e lokalizojnë

30.08.2021

Komuna e Suharekës këtë muaj është përballur me shumë vatra të zjarrit, ku fatmirësisht u arritën të lokalizohen nga zjarrfikësit. Fatmirësisht pa dëme të mëdha, falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve. Shpërthime të zjarrit fushor ka pasur edhe gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës, përkatësisht në fshatin Savrovë. Zjarri në këtë fshat ka […]

Raportohet për zjarr në Savrovë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e lokalizojnë Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës këtë muaj është përballur me shumë vatra të zjarrit, ku fatmirësisht u arritën të lokalizohen nga zjarrfikësit.

Fatmirësisht pa dëme të mëdha, falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve.

Shpërthime të zjarrit fushor ka pasur edhe gjatë ditës së sotme në Komunën e Suharekës, përkatësisht në fshatin Savrovë.

Zjarri në këtë fshat ka shpërthyer rreth orës 15:15 minuta, ku falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve të Suharekës kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Nuk është raportuar për dëme të tjera.