Raporti përfundimtar i punës për vitin 2022, Bali Muharremaj sot mban takim publik

27.12.2022

Komuna e Suharekës ka njoftuar se Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për takim Publik. Komuna e Suharekës përmes një njoftimi ka bër të ditur se Muharremaj ka bërë thirrje për takim publik, i cili pritet të mbahet sot me 27 dhjetor të vitit 2022, shkruan SuharekaOnline. Poashtu, bëhet e ditur […]

Raporti përfundimtar i punës për vitin 2022, Bali Muharremaj sot mban takim publik Foto: Ilustrim

Komuna e Suharekës ka njoftuar se Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për takim Publik.

Komuna e Suharekës përmes një njoftimi ka bër të ditur se Muharremaj ka bërë thirrje për takim publik, i cili pritet të mbahet sot me 27 dhjetor të vitit 2022, shkruan SuharekaOnline.

Poashtu, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në ora 13:00 në sallën e Kuvendit të Komunës në Suharekë, tek Parku i Qytetit.

“Informatë për qytetarë për aktivitete dhe raportin përfundimtar të punës së Komunës së Suharekës për periudhën janar-dhjetor 2022.

Duke pasur parasysh përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe zbatimin e dispozitave ligjore, Komuna përdor mekanizmin e konstultimeve dhe pjesmarrjës së drejtpërdrejt të tyre në diskutime, vlersime, vrejtje dhe propozimet për çështjet me interes të qytetarëve.” thuhet në njoftim.