Raporti në Prokurori, rregullimi i shtratit të lumit Toplluha në Suharekë nuk ka leje ndërtimore, pëlqim ujor dhe pëlqim mjedisor

05.06.2022

Sipas tij, Grupi Punues ka audituar të gjitha projektet në fushën e ujërave që janë dhënë nga ARPL-ja, gjatë pesë viteve të fundit. “Përgjatë këtyre që ishin pjesë e auditimit, janë nënshkruar kontrata për rregullimin e shtretërve të lumenjve në vlerë prej 130 milionë eurosh, ndërkaq janë bërë pagesa rreth 43 milionë euro, por cili […]

Raporti në Prokurori, rregullimi i shtratit të lumit Toplluha në Suharekë nuk ka leje ndërtimore, pëlqim ujor dhe pëlqim mjedisor Foto: Ilustrim

Sipas tij, Grupi Punues ka audituar të gjitha projektet në fushën e ujërave që janë dhënë nga ARPL-ja, gjatë pesë viteve të fundit.

“Përgjatë këtyre që ishin pjesë e auditimit, janë nënshkruar kontrata për rregullimin e shtretërve të lumenjve në vlerë prej 130 milionë eurosh, ndërkaq janë bërë pagesa rreth 43 milionë euro, por cili prej shtretërve të lumenjve është i rregulluar?!” ka shkruar Manxhuka.

Në raportin e dorëzuar në prokurori, përfshihet edhe rregullimi i shtratit të lumit Toplluha në Suharekë.

Sipas raportit se te ky projekt nungon vendimi i hartuesit të projektit mbi emërimin e hartuesve të projektit dhe gjithashtu mungojnë deklaratat e përgjegjësisë se projektuesve.

Projektit kryesor i mungon studimi hidrologjik i cili është bazë për dimensionin hidraulik të shtratit të lumit. Ministria në cilësinë e investitorit nuk ka realizuar kontrollim profesional dhe teknik ndaj hartuesit të projekteve, nuk ka dëshmi për ndonjë vlerësim profesional përveç në ndonjë rasti kur ka dëshmi të pranimit fizik të projekteve.

Tutje raporti thot se askund në dosjen e projektit nuk është hasur se njësit kërkuese kanë bërë detyra projektuese para
fillimit të hartimit të dokumentacionit teknik, vlera e kontratës 449,344.20 EUR.

Ky projekt nuk ka leje ndërtimore, pëlqim ujor dhe pëlqim mjedisor. Ministria ne rolin e investitorit ka angazhuar kompaninë mbikëqyrës te jashtme Insi&North West nga Prishtina për mbikëqyrje profesionale.

Raportin final të punëve të përfunduara e ka nënshkruar menaxheri i projektit pa komision bazuar ne raportet e kompanisë mbikëqyrëse, ndërsa pranimin e faturave pa komision përfundimtar e ka pranuar Koordinatori i projekteve.

Këto veprime te ndërmarra nuk janë pajtueshmëri me planin për menaxhimin e kontratës dhe praktikave te zbatuara nga Ministria. Kontrata me Insi&North West, nga Prishtina, është nënshkruar me datën 20.11. 2018, ndërsa ka
përfunduar me 20 maj 2019 (kontrate 6 mujore), ndërsa rekomandimi për pagesë për situacionin e 4-të përfundimtar nga kjo kompani është dorëzuar me 12 dhjetor 2019, në kohën kur i kishte skaduar kontrata.

Kontrata për lumin Toplluha ishte nënshkruar me operatorin me datë 27.11.2018. Ndërsa urdhri për mbikëqyrje të projektit të lumit Toplluha është dhënë me datë 29.11.2018, ndërsa projekti ishte mbikëqyrur 2 vite sipas planit dinamik, bazuar në kontratën e prokurimit, ndërsa për kohen sa e kishte mbikëqyrur projektin pa kontratë kompania mbikëqyrëse ishte paguar, veprime këto jo ne përputhje me legjislacionin ne fuqi, nga pranimi i punëve dhe pranimi i faturave dhe procedimi për pagesë.