Ramë Vataj del para gjykatës, deklarohet se ndihet i pafajshëm

17.12.2020

Muaj më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit dhe kryetarit aktual të degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj. Aktakuza është ngritur nën dyshimin se ai kishte cënuar të drejtën e punësimit karshi kandidatit për punësim në Universitetin që ai e drejtonte, Në seancën e mbajtur gjatë ditës së […]

Ramë Vataj del para gjykatës, deklarohet se ndihet i pafajshëm Foto: Ilustrim

Muaj më parë Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prizrenit dhe kryetarit aktual të degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj.

Aktakuza është ngritur nën dyshimin se ai kishte cënuar të drejtën e punësimit karshi kandidatit për punësim në Universitetin që ai e drejtonte,

Në seancën e mbajtur gjatë ditës së enjte (17 dhjetor) ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj është deklaruar se nuk ndihet fajtor për veprën që e ngarkon Prokuroria.

Ai akuzohet se në cilësinë e Rektorit të Universitetit, i’a mohoi apo kufizoi personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta.

Sipas Prokurorisë ai nuk e zbaton vendimin e Sektorit të Inspekcionit të Arsimit në Prizren të datës 14.09.2017, përmes të cilit urdhërohej Universiteti që të rishqyrtojë konkursin e datës 01.08.2016 me nr. të protokollit 01-236, të themelojë komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantojë respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtojë barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedhë komision recensues të veçantë për çdo fushë, vendim i cili në mënyrë të plotë nuk është zbatuar nga i pandehuri, me ç’rast të dëmtuarit Vehbi Miftari ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs”, thuhej në njoftimin e prokurorisë, për ngritjen e aktakuzës në fjalë.