“Qyteti i luleve”, Suhareka merr grant afër gjysmë milioni për mjedis të pastër
- 25.11.2021

Plot 470 mijë euro është vlera e grantit të përfituar për mjedis të pastër.
Njoftimi është dhënë nga kreu i komunës, Bali Muharremaj, ndërsa çmimin e ka pranuar nënkryetarja e komunës, Mihrije Suka.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se edhe kësaj radhe komuna jonë është dalluar sa i përket ambientit dhe mjedisit të pastër.
Njoftimi i plotë i Muharremajt:
469.593,00 euro për Mjedis të pastër.
Komuna e Suharekës, sot ka përfituar grantin prej 469.593,00 euro të cilin sot e ka pranuar nënkryetarja Mihrije Suka.
Ky grant është për performancë komunale për Mjedisë të pastër.
Pra, edhe kësaj radhe Komuna e Suharekës është dalluar sa i përket ambientit dhe mjedisit të pastër.
