Qytetarët e Suharekës të painteresuar për vaksinim kundër gripit sezonal!
- 05.01.2023

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se vaksinimi kundër gripit sezonal dhe atij anti-COVID-19 ka filluar nga data 22.12.2022.
Gjatë ditës së enjte karvani i vaksinimit është mbajtur edhe në qytetin e Suharekës, raporton SuharekaOnline.
Vaksinimi kundër gripit sezonal dhe kundër COVID-19, në qytetin e Suharekës është bërë sot në sheshin “Fadil Vata”.
Në bazë të asaj që ka parë ekipi i SuharekaOnline interesimi i qytetarëve për t’u vaksionuar ka qenë mjaft i vogël.
Infermieret që po bënin vaksinimin e qytetarëve për SuharekaOnline kanë treguar se procesi ka filluar në ora 09:00 dhe ka përfunduar në orën 13:00, ku gjatë kësaj kohe janë vaksionuar diku rreth 5 persona, numër ky mjaft i vogël, poashtu është thënë se edhe pse vazhdimisht i kanë informuar qytetarët për këtë aktivitet, ata nuk kanë qenë të interesuar të vaksionohen kundër gripit sezonal apo kundër COVID-19.


Rikujtojmë se ky aktivitet ka për qëllim promovimin e vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve ku tashmë, qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese.
“Ky është një aktivitet shtesë një mujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19 dhe rritjes së numrit të vaksinuarve kundër këtyre dy sëmundjeve. Tashmë, qytetarët e Kosovës mund ta vaksinohen kundër COVID-19 edhe me dozat bivalente përforcuese
Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë- Zyra në Prishtinë nga data 22 dhjetor 2022 në Kosovë do të nis një aktivitet shtesë me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19, i quajtur “Karvani i vaksinimit”.” thuhej në njoftimin e ministrisë.
“Objektivat e karvanit të vaksinimit janë:
• Inkurajimi i qytetarëve për vaksinimit kundër COVID-19 dhe kundër Gripit sezonal dhe promovimi i sjelljeve parandaluese dhe masave të shëndetit publik;
• Sigurimi që vaksinimi kundër Gripit sezonal dhe COVID-19 të jetë lehtësisht i arritshëm në komunitetet lokale, veçanërisht për popullatën me të ndjeshme dhe;
• Promovimi i pjesëmarrjes së drejtuesve të komunitetit në aktivitetet lokale për të adresuar pengesat në procesin e vaksinimit.
Gjatë karvanit të vaksinimit, përveç vaksinës kundër Gripit sezonal, qytetarët do të mund të vaksinohen edhe me dozat bivalente përforcuese kundër COVID-19, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë.” thuhej tutje në njoftimin e ministrisë.