QKMF-Suharekë vazhdon testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 në shkolla
- 25.01.2022
- 0 komente
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë para disa dite ka dalur me një njoftim të rëndësishëm për nxënësit e shkollave fillore.

QKMF-Suharekë kishte njoftuar se nga data 21.01.2022 ekipet mobile të QKMF-së “Rexhep Kuçi” fillojnë testimin e nxënësve me teste rapide për COVID-19 nëpër shkollat fillore të Komunës së Suharekës.
Po ashtu, nga kjo QKMF kishin bërë të ditur se testimet do të fillojnë me SHFMU “Shkëndija” Suharekë.
Gjithashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë u ka bërë thirrje të gjithëve që të respektojnë masat anti-COVID.
Ndërkaq, përmes një njoftimi gjatë ditës së sotme, QKMF-Suharekë ka bërë të ditur se ky testim i nxënësve me teste rapide për COVID-19 po vazhdon edhe në shkollat e tjera të komunës sonë.
Sipas njoftimit, testimi i nxënësve për COVID-19 ka vazhduar sot në SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë.
#Covid-19#Nxënësit#Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Suharekë#QKMF-Suharekë#Shkollat#Suharekë#Teste rapide
KOMENTE0
Leave a Reply