QKMF-Suharekë pranon donacion pajisje mjekësore nga organizata ASB

20.09.2022

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka pranuar gjatë ditës së sotme një donacion nga organizata – ASB South East Europe. Në QKMF-Suharekë, përfaqësuesit e kësaj qendre së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Besa Kuqi kanë bërë pranimin e donacionit prej Drejtoreshës së ASB-së, Dafina Hoxha në Kosovë. Drejtoresha Kuqi ka […]

QKMF-Suharekë pranon donacion pajisje mjekësore nga organizata ASB Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka pranuar gjatë ditës së sotme një donacion nga organizata – ASB South East Europe.

Në QKMF-Suharekë, përfaqësuesit e kësaj qendre së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Besa Kuqi kanë bërë pranimin e donacionit prej Drejtoreshës së ASB-së, Dafina Hoxha në Kosovë.

Drejtoresha Kuqi ka theksuar se me pranimin e donacionit falënderoi për këtë donacion dhe për ndihmën që ka ofruar për qytetarët e Suharekës.

Të gjitha paisjet do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimëve.

Ajo ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti janë dhënë pajisje: Inhalatorë, Oksimetra, Sterilizatorë, Monitorë të tensionit të gjakut, Karrige me rrota, EKGaparatura, Monitori i pacientëve, Koncentratorë të oksigjenit, Defibrilatorë.