QKMF-Suharekë ofron PAP-testin falas për 500 gra të Komunës së Suharekës

  • 15.03.2023
QKMF-Suharekë ofron PAP-testin falas për 500 gra të Komunës së Suharekës

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, “Rexhep Kuçi” njofton se do të ofroj PAP-testin falas për 500 gra të Komunës së Suharekës.

Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë tek vdekshmëria e grave pas kancerit të gjirit, andaj, PAP-test ka rol të rëndësishëm në diagnostikimin dhe zbulimin në kohë të kësaj sëmundje të rëndë.

Ekzaminimi i PAP-testit ka si qëllim që të përcaktojë në fazat e hershme ndryshimet qelizore të qafës së mitrës në mënyrë që të kemi kohë për trajtimin e kancerit të qafës së mitrës.


Pap-test është një procedurë që duhet ta bëjnë të gjitha gratë, si rregull për moshën dhe kohën kur duhet bërë,është që të përcaktohet nga mjeku obstetër-gjinekolog.

Për më shumë informacion dhe caktim i termineve të gjitha gratë e interesuara duhet të lajmërohen në Njësinë e gjinekologjisë-maternitet çdo ditë pune (e martë, e mërkurë nga ora 08:00-12:00).

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë