QKMF-Suharekë fillon vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç

26.05.2022

QKMF-Suharekë ka njoftuar se tashmë ka nisur realizimin e vizitave në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 deri në 3 vjeç. Bazuar në Planin e Veprimit për vizitat në shtëpi dhe duke pasur parasysh numrin e profesionistëve shëndetësor tashmë të trajnuar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” sot ka filluar realizimin e […]

QKMF-Suharekë fillon vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç Foto: Ilustrim

QKMF-Suharekë ka njoftuar se tashmë ka nisur realizimin e vizitave në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0 deri në 3 vjeç.

Bazuar në Planin e Veprimit për vizitat në shtëpi dhe duke pasur parasysh numrin e profesionistëve shëndetësor tashmë të trajnuar, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” sot ka filluar realizimin e Programit të Ministrisë së Shëndetësisë “Vizitat në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijët 0-3 vjeç”.