QKMF-Suharekë fillon kontrollat mjekësore për nxënësit e shkollave fillore

04.05.2022

Drejtoresha Kuqi ka njoftuar se sot së bashku me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, drejtoreshën e QKMF-së, koordinatorin e QKMF-së si dhe kryeinfermieren kanë parë nga afër këto kontrolla nga ana e ekipeve mjekësore. Sot ekipet mjekësore kanë kryer kontrolla mjekësore në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “7 Marsi” në Suharekë. Po ashtu, […]

QKMF-Suharekë fillon kontrollat  mjekësore për nxënësit e shkollave fillore Foto: Ilustrim

Drejtoresha Kuqi ka njoftuar se sot së bashku me kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, drejtoreshën e QKMF-së, koordinatorin e QKMF-së si dhe kryeinfermieren kanë parë nga afër këto kontrolla nga ana e ekipeve mjekësore.

Sot ekipet mjekësore kanë kryer kontrolla mjekësore në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “7 Marsi” në Suharekë.

Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se ditëve të vijim ekipet mjekësore do të vazhdojnë kontrollat mjekësore edhe në shkollat e tjera, sipas planit të paraparë nga menaxhmenti i QKMF-së.

Vizitat do te kryhen per nxënësit e klasëve te IX (nëntë) V (pestë) dhe I (parë).

Nga QKMF kanë thënë se parandalimi, zbulimi i hershëm i anomalive të ndryshme është prioriteti i tyre.