QKMF në Suharekë gjatë muajit Tetor ofron mamografi falas

12.10.2022

Shërbimi i Mamografisë çdo ditë pune! Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është një fushatë mujore që ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjës për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në kuadër të këtij muaji Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në mbështetje të grave […]

QKMF në Suharekë gjatë muajit Tetor ofron mamografi falas Foto: Ilustrim

Shërbimi i Mamografisë çdo ditë pune!

Tetori – Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit është një fushatë mujore që ndihmon në rritjen e vëmendjes dhe mbështetjës për ndërgjegjësimin, zbulimin dhe trajtimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në kuadër të këtij muaji Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në mbështetje të grave të diagnostikuara me kancer të gjirit si dhe ofrimin e ambientit të përshtatëshëm ka renovuar hapësirat ku ofrohet ky shërbim.

Shërbimet e mamografisë ofrohen në objektin e Mjekësisë Familjare kati i dytë çdo ditë pune prej orës 08:00 deri në 14:00.

Edhe këtë vit si vitet tjera për nder të muajit rozë ofrohet Mamografia falas gjat muajit Tetor.

Zbulimi i hershëm-Mbijetesë!
Bashkë kundër kancerit të gjirit!