QKMF e Suharekës këshillon qytetarët pas situatës së krijuar me virusin Covid-19

11.03.2020

Duke patur parasysh situatën epidemiologjike ditët e fundit me virusin COVID-19 dhe fluksin e madh të udhëtarëve te kthyer nga vatrat epidemike QKMF në Suharekë u drejtohet qytetarëve me disa këshilla. Duke patur parasysh vlerësimin e OBSH (1 mars 2020) e konsideron ME RISK SHUMË TË LARTË NË TËRË BOTËN dhe ECDC (2 mars 2020) […]

QKMF e Suharekës këshillon qytetarët pas situatës së krijuar me virusin Covid-19 Foto: Ilustrim

Duke patur parasysh situatën epidemiologjike ditët e fundit me virusin COVID-19 dhe fluksin e madh të udhëtarëve te kthyer nga vatrat epidemike QKMF në Suharekë u drejtohet qytetarëve me disa këshilla.

Duke patur parasysh vlerësimin e OBSH (1 mars 2020) e konsideron ME RISK SHUMË TË LARTË NË TËRË BOTËN dhe ECDC (2 mars 2020) e vlerëson si I LARTË lusim qytetarët:

-ndalni lëvizjet e panevojsme( të kota)
-shmanguni nga çfardo tubimi publik
-ndalni vizitat grupore apo familjare në
sportele administrative, qendër shëndetësore apo qendra tregtare.
-pini kafe në shtëpi
-lani duart shpesh me ujë dhe sapun për 30 sekonda.
-pastroni ambientin e punës dhe shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli
-nese keni udhëtuar këto ditë nga ndonjë vend i prekur, vetizoloheni në shtëpi për 14 ditë; nëse keni temperaturë të lartë, vështirësi në frymëmarrje thirrini në 112 dhe pritni shërbimin e Urgjencës të ju dal në ndihmë.
Pa PANIKË, por me KUJDES TË SHTUAR!

Situata më e rëndë në Evropë është në Itali, ku 168 persona vdiqën dje, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 631, ndërsa numri i përgjithshëm i infektuar më shumë se 10,000.