QKMF e Suharekës furnizohet me insulina
- 26.05.2022
- 0 komente
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është furnizuar me insulina.

Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir. Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 qytetarët mund ti marrin ato.
QKMF është furnizuar me insulina të llojit: Novomix 1750, Novorapid 350 dhe Levemir 160.
Po ashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.
Ndryshe janë gjithsej 478 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen me insulina në kuadër të QKMF-së.
KOMENTE0
Leave a Reply