QKMF e Suharekës furnizohet me insulina

20.10.2021

Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir dhe që çdo ditë pune nga ora 08:00 – 22:00 qytetarët mund ti marrin ato. QKMF është furnizuar me insulina të llojit: Novomix 1665, Novorapid 325 dhe Levemir 160. Po ashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë u […]

QKMF e Suharekës furnizohet me insulina Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir dhe që çdo ditë pune nga ora 08:00 – 22:00 qytetarët mund ti marrin ato.

QKMF është furnizuar me insulina të llojit: Novomix 1665, Novorapid 325 dhe Levemir 160.

Po ashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.

Ndryshe janë gjithsej 478 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen me insulina në kuadër të QKMF-së.