QKMF e Suharekës furnizohet me insulina

02.09.2022

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me insulina. Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir. Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 qytetarët mund ti marrin ato. QKMF është furnizuar me insulina të llojit: Novomix 1745, Novorapid […]

QKMF e Suharekës furnizohet me insulina Foto: Ilustrim

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me insulina.

Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir. Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 qytetarët mund ti marrin ato.

QKMF është furnizuar me insulina të llojit: Novomix 1745, Novorapid 345 dhe Levemir 160.

Po ashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.

Ndryshe janë rreth 478 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen me insulina në kuadër të QKMF-së.