QKMF e Suharekës del me një njoftim të rëndësishëm për pacientët që përdorin INSULINË

18.06.2021

Ka rreth tre muaj që në institucionet publike shëndetësore mungon insulina. Personat të cilët janë të sëmurë nga diabeti janë të detyruar të trajtohen me insulinë e cila sigurohet nga shteti. Qytetarët në tërë Kosovën janë ankuar se insulina është mungesë dhe si pasoj e kësaj ata janë të detyruar ta blejnë vetë. Kjo për […]

QKMF e Suharekës del me një njoftim të rëndësishëm për pacientët që përdorin INSULINË Foto: Ilustrim

Ka rreth tre muaj që në institucionet publike shëndetësore mungon insulina. Personat të cilët janë të sëmurë nga diabeti janë të detyruar të trajtohen me insulinë e cila sigurohet nga shteti.

Qytetarët në tërë Kosovën janë ankuar se insulina është mungesë dhe si pasoj e kësaj ata janë të detyruar ta blejnë vetë. Kjo për shkak se disa QKMF të vendit kanë mungesë të furnizimit me disa lloje të insulinave nga Ministria e Shëndetësisë.

QKMF në Suharekë fton të gjithë pacientët e Komunës së Suharekës që janë përdorues të insulinës që të HËNËN (21 qershor) dhe të MARTËN (22 qershor) të lajmërohen te kjo qendër me numër personal.

Kjo për shkak të planifikimit gjashtë mujor të furnizimit me barna esenciale.

Gjithashtu nga kjo qendër bëhet e ditur se të enjten janë furnizuar me 100 insulina Levemir andaj ftohen të gjithë fëmijët që marrin këtë lloj të insulinës që të lajmrohen për furnizim.