Qindra drunjë dekorativ po mbillen në Zonën Industriale në Shirokë, Muharremaj: Të jemi shembulli më i mirë në Kosovë

17.10.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se e kemi seriozisht të punojmë për vendin. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari Muharremaj ka theksuar se me qindra drunjë dekorativ po mbillen në Zonën Industriale në Shirokë. Po ashtu, ai ka shtuar se jemi shembulli më i mirë në Kosovë sa i përket […]

Qindra drunjë dekorativ po mbillen në Zonën Industriale në Shirokë, Muharremaj: Të jemi shembulli më i mirë në Kosovë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se e kemi seriozisht të punojmë për vendin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari Muharremaj ka theksuar se me qindra drunjë dekorativ po mbillen në Zonën Industriale në Shirokë.

Po ashtu, ai ka shtuar se jemi shembulli më i mirë në Kosovë sa i përket ambientit.

“Hapsira e gjelbër është kriter dhe domosdoshmëri të cilën duhet ta zbatojmë”, ka shkruar Muharremaj.

“Puna është identiteti ynë”, përfundoi i pari i Komunës së Suharekës.