Qeveria ia vlerësoi pronën 8€ për metër katror, qytetari nga Suhareka kërkon ti paguhet 28€

16.01.2021

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka dështuar të mbahet seanca për shpronësim, sipas propozuesit Musli Kryeziu ndaj kundërpropozuesit Qeverisë së Kosovës- Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave. Të pranishëm në seancë kanë qenë të autorizuarit e propozuesit M.K. avokatët Sahit Bibaj dhe Gafurr Elshani, raporton “Betimi për Drejtësi”. Gjyqtari i çështjes […]

Qeveria ia vlerësoi pronën 8€ për metër katror, qytetari nga Suhareka kërkon ti paguhet 28€ Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka dështuar të mbahet seanca për shpronësim, sipas propozuesit Musli Kryeziu ndaj kundërpropozuesit Qeverisë së Kosovës- Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave.

Të pranishëm në seancë kanë qenë të autorizuarit e propozuesit M.K. avokatët Sahit Bibaj dhe Gafurr Elshani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjyqtari i çështjes Shaban Zeqiraj, ka konstatuar se e autorizuara e kundërpropozuesit me parashtresë- e-mail ka kërkuar që seanca e sotshmë të shtyhet për një datë tjetër.

Në këto rrethana gjyqtari ka shtyrë seancën për 12 shkurt 2021, në ora 10:00.

Meqenëse, propozuesi ishte i pakënaqur me vlerësimin e shumës së kompensimit të cilën Qeveria e Kosovës e kishte vlerësuar me 8 euro  për m2, me rastin e shpronësimit për ndërtimin e autostradës Vërmicë- Merdare, i njëjti përmes ankesës drejtuar Gjykatën Supreme të Kosovës, ka kërkuar që të prishet vendimi përfundimtar i datës 23 dhjetor 2010 vetëm në pjesën e vlerësimit të lartësisë dhe shumës së kompensimit për paluajtshmërisë e shpronësuar duke kërkuar që e njëjta të vlerësohet 28 euro për m2.