Qendra fizioterapeutike PHYSIO CURE CLINIC sjell eksperiencën gjermane në Suharekë

11.05.2021

Për herë të parë në Komunën e Suharekës, të premtën më 14 maj në ora 14:00 hapet qendra fizioterapeutike e specializuar në trajtimin e problemeve të aparatit lëvizës, PHYSIO CURE CLINIC. E ideuar dhe e furnizuar me pajisje gjermane, me fizioterapeut të trajnuar në Gjermani, me eksperiencë dhe profil të njohur në tregun gjerman, këtë […]

Qendra fizioterapeutike PHYSIO CURE CLINIC sjell eksperiencën gjermane në Suharekë Foto: Ilustrim

Për herë të parë në Komunën e Suharekës, të premtën më 14 maj në ora 14:00 hapet qendra fizioterapeutike e specializuar në trajtimin e problemeve të aparatit lëvizës, PHYSIO CURE CLINIC.

E ideuar dhe e furnizuar me pajisje gjermane, me fizioterapeut të trajnuar në Gjermani, me eksperiencë dhe profil të njohur në tregun gjerman, këtë të premte PHYSIO CURE CLINIC sjell në Suharekë përvojën dhe zgjidhjen duke ofruar:

  1. Ultrazë terapeutik
  2. Kinesio Taping
  3. Krioterapi
  4. Termoterapi
  5. Face care & face mask

Të gjitha këto përfshijnë: trajtim të problemeve të kurrizit, të qafës, të dhimbjeve të kokës, të shpatullave, të pelvisit(legenit), të gjurit, paralizave faciale, të dëmtimeve sportive, ergometrisë, të posturës etj.

PHYSIO CURE CLINIC sjell zgjeidhjen dhe eksperiencën në sektorin e shëndetësisë si në ortopedi, neurologji, pediatri, sport, post traumologji.

PHYSIO CURE CLINIC
Rr. Brigada 123, Suharekë
049 546 645