Që nga regjistrimi i popullsisë më 2011 Suhareka ka shënuar rënie të popullsisë prej 4%

19.08.2022

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), del se më 31 dhjetor 2019, Komuna e Suharekës kishte 57,203 banorë. Nga regjistrimi i popullsisë më 2011, e deri në vlerësimin e fundit të popullsisë më 2019, Suhareka ka shënuar rënie të popullsisë prej 4%. Gjithashtu edhe numri i nxënësve në shkollat e Suharekës është […]

Që nga regjistrimi i popullsisë më 2011 Suhareka ka shënuar rënie të popullsisë prej 4% Foto: Ilustrim

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), del se më 31 dhjetor 2019, Komuna e Suharekës kishte 57,203 banorë. Nga regjistrimi i popullsisë më 2011, e deri në vlerësimin e fundit të popullsisë më 2019, Suhareka ka shënuar rënie të popullsisë prej 4%.

Gjithashtu edhe numri i nxënësve në shkollat e Suharekës është për 35% më pak se sa në vitin shkollor 2008/2009.

Sipas Letërnjoftimit të Komunave për vitin 2021 të publikuar nga GAP rezulton se Suhareka ka më shumë votues se sa popullsi me banim të përhershëm për shkak të diasporës.

Sipas Rezultateve Preliminare të Regjistrimit të Diasporës, nga 400,000 pjesëtarët e diasporës së regjistruar, 18,400 persona kanë lindur në Komunën e Suharekës.

Duke marr parasysh numrin e popullsisë më 2020 dhe të dhënat e diasporës për vitin 2017 del se Komuna e Suharekës ka një shkallë të lartë të diasporës dhe renditet e treta sipas komunave.